Sheshi Wilson, Qendra Olimpia (+355) 69 47 53 407
title image

SE SHPEJTI RINIS MISS UNIVERSE ALBANIA

SE SHPEJTI RINIS MISS UNIVERSE ALBANIA

Miss Universe Albania & Kosovo, eventi më i rëndësishëm i bukurisë në vend, do të nisë së shpejti rrugëtimin e tij.
Bukuroshet e përzgjedhura, nën drejtimin e profesionistëve, do të konkurrojnë në sfilata dhe shooting të ndryshëm, të organizuar në disa qyete të vendit.
Duke filluar prej 20 gushtit, do të nisë transmetimi i përjavshëm i episodeve “Duke pritur Miss Universe Albania & Kosovo” vetëm në ekranin e Vizion Plus.
Rruga për të zgjedhur përfaqësuesen e bukurisë shqiptare në skenën botërore të Miss Universe, do të testojë vajzat konkurrente jo vetëm në aspektin fizik të bukurisë së jashtme, por edhe në inteligjencën e tyre.

Ndërsa finalja e madhe, e cila do të kurorëzojë më të bukurën në vend, do të mbahet në Adorions Palace

 

në datën 18 shtator.

Qëndroni gati për startin, që të njiheni me bukuroshet e këtij viti.