“Miss Universe” është konkursi televiziv më i rëndësishëm ndërkombëtar i bukurisë femërore, mbajtur çdo vit dhe sponsorizuar nga Organizata Miss Universe. Ky është një nga eventet më të shikuar në botë me një audiencë ndërkombëtare prej rreth 600 milionë shikues.
“Miss Universe” u krijua në 1952 nga kompania e veshjeve “Pacific Mills” Kaliforni dhe u bë një ngjarje e përvitshme nga “Kayser-Roth Corporation” deri sa u ble në vitin 1996 nga Donald Trump. Miss Universe është një garë vjetore bukurie ndërkombëtare që drejtohet nga Organizata e Miss Universe.
Miss Universe është konsideruar si kompeticioni më i madh i bukurisë në botë, në aspektin e prestigjit dhe të popullaritetit. Miss Universe konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore (së bashku me Lojrat Olimpike, FIFA World Cup, dhe Panairi Botëror).
Parada e bukurisë botërore transmetohet në Shtetet e Bashkuara për NBC-TV, vazhdon të transmetohet në Spanjë në platformën televizive Telemundo, dhe Webcast ne XBOX Live. Në vitin 1998, “Miss Universe” ndryshoi emrin e saj nga “Miss Universe Inc”, në Organizatën e “Miss Universe”, dhe selia u zhvendos nga Los Angeles, Kaliforni, në New York City në atë vit. Donald Trump solli në një ekip të ri të profesionisteve të konkursit të kryesuar nga CEO e saj e re, Molly Miles dhe president Maureen Reidy.
Në vitin 1998, ka lindur logo e Miss Universe – “Gruaja me yjet”, që perfaqëson bukurinë dhe përgjegjësine e grave rreth Universit.
Që nga viti 2002 Shqiperia ka marrë pjesë në garën e bukurisë në “Miss Universe”. Ndërsa Kosova filloi te kishte përfaqesueset e saj si shtet vetëm në vitin 2008. Disa prej bukurosheve shqiptare që kanë arritur të shijojnë famën përtej kufijve pikërisht nga pjesëmarrja e tyre në “Miss Univerese”, janë Angela Martini, Agnesa Vuthaj, Adrola Dushi, Trejsi Sejdini, Marigona Dragusha e shumë të tjera…
“Miss Universe Albania & Kosova” organizohet cdo vit në Shqipëri dhe Kosovë nga producenti Eduart Dedaj në bashkëpunim me televizionet më të ndjekura në Shqiperi dhe Kosovë, duke u shndërruar në eventin më të ndjekur të bukurisë shqiptare.
2002 Anisa Kospiri
2003 Denisa Kola
2005 Agnesa Vuthaj
2006 Eralda Hitaj
2007 Sadina Alla
2008 Matilda Mecini
2009 Hasna Xhukiçi
2010 Angela Martini
2011 Xhesika Berberi
2012 Adrola Dushi
2013 Fioralba Dizdari
2014 Zhaneta Byberi
2015 Megi Luka
2016 Lindita Idrizi
2017 Blerta Leka
2018 Trejsi Sejdini
2019 Cindy Marina
2020 Paula Mehmetaj
2021 Ina Dajci
2022 Deta Kokomani
No Comments
Sorry, the comment form is closed at this time.