March 11, 2021
Rikthehet Miss Universe Pas Një Viti E Gjysëm
Pas një viti e gjysmë, konkursi Miss Universe do të kthehet me një transmetim të drejtpërdrejtë më 16 maj.
Miss Universe këtë vit do të mbahet në Seminole Hard Rock Hotel & Casino Hollywood.
Konkursi i fundit i Miss Universe ishte në Dhjetor 2019 dhe fituesja e tij, Zozibini Tunzi nga Afrika e Jugut, e cila ka mbajtur kurorën më gjatë se kushdo tjetër.
Paula M. Shugart, presidentja e Organizatës Miss Universe, tha në një njoftim për shtyp të Mërkurën se ata kanë kaluar muaj duke planifikuar një konkurs të sigurt. Ai do të ndjekë udhëzime të ngjashme si konkursi Miss USA në nëntor 2020, mbajtur në Memfis.