Trejsi Sejdini (lindur më 30 maj 2000) u kurorëzua si Miss Universe Albania në vitin 2018. Me një bukuri që nuk i ngjason asnjë tjetre, Trejsi impresonoi edhe jurinë e Miss Universe të mbajtur në Tajlandë. Përfaqësia e saj bëri bujë në skenën ndërkombëtare të Miss Universe dhe Trejsi u kthye në një personalitet në rrjetet sociale dhe televizionet kombëtare dhe të huaja. Me pamjen e saj të mrekullueshme, Trejsi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe nuk kaloi pa impresionuar publikun edhe përtej kufinjve.
Vetëm 18 vjecare, Trejsi është modelja shqiptare, e cila ka firmosur disa kontrata me brande ndërkombëtare.