Cindy Marina (e lindur më 18 korrik, 1998) fitoi kurorën e Miss Universe Albania në 2019.
Ajo përfaqësoi bukurinë Shqiptare në skenën gjigande të Miss Universe të zhvilluar në dhjetor të 2019 në Atlanta, Gjeorgji dhe u pozicionua në Top 20.
Bukuroshja shkodrane mahniti publikun me hijeshisë dhe elegancën e saj.
Duke ndjekur gjurmët e prindërve të saj sportistë, Cindy është një volejbolliste profesioniste.
Ajo ka lindur në Chicago, Illinois dhe u zhvendos në Temecula të Kalifornisë me famijlen e saj në moshën 7 vjeçare. Në 2016, Cindy përfundoi gjimnazin “Great Oak High School” dhe vazhdoi studimet universitare në Duke University në Karolinën e Veriut.
Cindy filloi të luante volejboll në moshë të vogël. Ajo ishte pjesë e skuadrës së shkollës në gjimnazin e saj.
Pas mbarimit të shkollës së mesme, Cindy ju bashkua skuadrës së Duke Blue Devils. Në vitin e fundit të shkollës, u bë pjesë e skuadrës kombëtare për vajza në Shqipëri. Cindy ndihmoi skuadrën për të fituar titullin Silver League dhe vendin e tretë në Kampionatin Europian të Volejbollit për Vajza 2018 të mbajtur në Hungari. Duke qenë vetëm 17 vjeç, Cindy u bë pjesë e skuadrës kombëtare të volejbollit.
Ndërsa modelingun e filloi në moshën 14 vjeçare.
“Pika ma e fortë e bukurisë time është inteligjenca.
Unë jam Cindy Marina. Emrin që gëzoj sot e kam dhuratë nga dy njerëz shumë të shtrenjtë në jetën time Nunët e mi. Në kohën kur unë linda, Cindy Crawford ishte në kulmin e karrierës së saj. Ata e pëlqenin atë kaq shumë sa që vendosën të më quanin edhe mua Cindy.
Familja për mua është mbi gjithçka. Unë jam shumë e lidhur me prindërit e mij dhe me ta kam krijuar një lidhje të ngushtë ndër vite në shumë aspekte të jetës time, por mbi të gjitha në lidhje me sportin. Prindërit e mij më kanë mbështetur në çdo hap dhe më kanë dhënë mësime të rëndësishme për jetën . Unë i kam patur gjithmonë prezent në çdo stërvitje, ndeshje dhe turne volejbolli jashtë vendit, ndërkohë që nuk kanë rreshtur kurrë së treguari suport për mua.
Unë kam gjithashtu dy vëllezër, Angelon, vellain e madh dhe Brandonin, më të voglin. Jam me fat që i kam dhe kam një lidhje të përkryer me ta. Gjithmonë e kam admiruar vëllain tim të madh për shumë arsye. Duke qenë një nga njerëzit më inteligjent qei njoh, ai ka qenë dhe do jetë dikush të cilin mund ta kem pranë në situatat më të vështira, dikush që më frymëzon dhe më ngre lart.
Gjithashtu edhe Brandon, është një nga njerëzit e mij më të veçantë. Unë kam dobësi për të. Ai kurrë nuk rresht së më treguari të argëtohem dhe ta shijoj jetën në maksimum. Ne jemi shumë të afërt dhe unë gjithmonë jam munduar të kem një ndikim të mirë tek ai.
Unë jam e afërt me të gjithë familjen time, por veçanërisht me mamin. Unë nuk e shoh atë vetëm si mama, por si shoqen time më të mirë. Ajo më udhëheq dhe më këshillon pa limit.
Sporti ka qenë gjithmonë pjesa më e madhe e jetës time. Të dy prinderit e mi kanë qenë sportistë shumë të talentuar dhe na kanë rritur të gjithë ne fëmijeve me dashurinë për sportin. Kur kam qenë 3-vjeçe, kam praktikuar patinazhin në akull, e më pas kam bërë not, kam luajtur futboll, dance dhe më në fund e kam gjetur veten me volejbollin. E zbulova pasionin për volejbollin kur isha 9-vjeçe dhe e dashurova menjëherë si sport. Në shkollë të mesme kam marrë shumë vlerësime, çmime dhe ekipi im ka qenë më i miri i gjithë kampionatit tonë, kemi qenë kampion për 3-vjet rresht.”