Angela Martini (lindur më 23 maj 1986) e kurorëzuar në Miss Universe Albania në vitin 2010. Angela ka lindur në Shkodër. Në moshën 10 vjeçare është larguar nga Shqipëria në Zvicër, dhe në moshën 21 vjeçare u zhvendos në Miami.
Prej asaj kohe Martini filloi modelingun dhe mori pjesë në konkurset e bukurisë.
Ajo ka punuar me agjenci të rëndësishme mode ndërkombetare si Next Model Management në Miami, Florida dhe Elite Model Management në Neë York.
Pasi fitoi kurorën e Miss Universe Albania në 2010, Angela përfaqësoi Shqipërinë në skenën botërore të Miss Universe në Las Vegas, duke u renditur e gjashta, me 8.693 pikë.
Në vitin 2017 Angela Martini u çertifikua si Life Couch.
Ndërsa në 2019, ajo shkroi librin e saj të parë “Love. Hope. Light”, i përkthyer në shqip “Dashuri. Shpresë. Dritë”
Biografi