Sheshi Wilson, Qendra Olimpia (+355) 69 47 53 407
title image

Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj është e lindur më 8 shkurt, 1986. Ajo është fituese e Konkurseve të Bukurisë Miss Kosova 2003 dhe Miss Albania 2004. Agnesa Vuthaj është biznesmene dhe themeluese e Agnesa Vuthaj Fashion si dhe Agnesa Vuthaj Association. Është qytetare nderi e Xishuangbanna (Kinë) si dhe amabsadore nderi e Tajlandës. Agnesa po ashtu ishte finaliste në Dancing with the Stars Albania 2011. Ka marrë çmim mirënjohjeje prej Rotary International, për përkrahjen e Rotary Club Prishtina, për angazhim bamirësie për Kliniken Pediatrike të QKUK-së.

Agnesa është  zgjedhur disa herë  nga Media Shqiptare si njëra ndër femrat më me ndikim.

Agnesa Vuthaj filloi karrierën e saj në Pejë, ku u kurorëzua Miss Peja 2003. Pastaj mori pjesë në Konkursin Miss Kosova, të cilin e fitoi dhe u bë Miss Kosova 2003. Dhe më vonë mori pjesë në Konkursin Miss Albania, ku fitoi titullin Miss Albania 2004. Pas kësaj, ajo përfaqësoi Shqipërinë në Miss World 2004 në Kinë dhe në Miss Universe 2005 në Tajlandë. Në vitin 2007 ajo përfaqësoi Lindjen e Mesme në Konkursin Top Model of the World. Agnesa po ashtu ishte juri në Konkursin Miss Earth 2009. Agnesa Vuthaj ka pasur paraqitje ne media të ndryshme kombëtare dhe nderkombëtare, Tv, radio, gazeta, revista, etj.

Category:

Biografi