Sheshi Wilson, Qendra Olimpia (+355) 69 47 53 407
title image

PAULA MEHMETUKAJ, NJË MISS NDRYSHE

PAULA MEHMETUKAJ, NJË MISS NDRYSHE

Paula Mehmetukaj është 22 vjeçarja nga Tirana e cila do përfaqësoj Shqipërin në kompeticionin më të shikuar të bukuris në botë MISS UNIVESRSE i cili këtë vit do mbahet në16 maj në Hotel & Casino Seminole Hard Rock në Hollywood, Florida. Paula u kurorëzua MISS UNIVERSE ALBANIA 2020 në shtatorin e vitit të kaluar dhe që nga ai moment ajo ka dhën një shembull për të gjitha vajzat Shqiptare.

Paula ka studiuar për biznes dhe gjithashtu ka dëshirë për ta vën në zbatim në të ardhmen e afërt. Momentalisht, pak kohë pas kurorëzimit të saj, ajo krijoi fondacionin e bamirësisë që gjithmonë kishe ëndërruar dhe sot 7 muaj pas kurorzimit ajo numron shumë bamirësi të realizuara me sukses.

Paula ka kohë që ka filluar përgaditet për sfidën që e pret  dhe gjithmonë  ka qënë aktive në rrjetet e saj sociale për të na trguar aktivitetet e ditës së saj.

Pra, Paula është ”…një miks mes artit dhe biznesit, inteligjencës dhe së bukurës, të thjeshtës dhe elegantes, fisnikes dhe mirënjohjes, humorit dhe seriozitetit, vullnetit dhe durimit, qetësisë dhe uraganit, logjikës dhe emocionit…” siç e ka thënë dhe vet ajo.