Miss Universe Albania 2020 Paula Mehmetukaj në kostumin kombëtar “Mbretëresha e Tokës dhe Qiejve” për konkursin e 69-të Miss Universe.

Miss Universe Albania 2020 Paula Mehmetukaj veshi kostumin kombëtar “Mbretëresha e Tokës dhe Qiejve” në konkursin e 69-të Miss Universe në Hollywood, Florida.
Kostumi i bukur i dizenjuar nga Enada At ‘Nikolla u frymëzua nga flamuri shqiptar. Ai u shfaq në konkursin prestigjioz ndërkombëtar me datë 12 maj.
“E përulur dhe e privilegjuar që të jem në gjendje të tregoj ngjyrat e vërteta të vendit tonë, krenarinë dhe shpirtin e popullit tonë,” tha Paula në një postim në faqen e saj zyrtare të mediave sociale.
“E kuqe si gjaku që kalon nëpër damarë, e qëndisur me gurë të kuq kristali nga thesaret tona nëntokësore, kjo veshje është flamuri dhe unë jam shqiponja që i hap krahët dhe fluturon sa më lartë me gjithë krenarinë shqiptare për të përfaqësuar vendin e saj dhe tregoji botës se ashtu si shqiponjat, ne fluturojmë lart dhe thyejmë të gjitha barrierat dhe kufijtë “.
Gjysmëfinalja e Miss Universe në Miami mbahet me 14 maj.
Më e bukura ndër garueset e Miss Universe zgjidhet më 16 maj dhe transmetohet në Fox TV. Finalja e konkursit të 69-të të Miss Universe do të mbahet nën masa të rrepta për shkak të pandemisë. Numri i të pranishmëve në sallë është më i kufizuar në krahasim me vitet e tjera. Para hyrjes, spektatorët duhet t’i nënshtrohen testit për Covid-19, ndërsa mbetet e detyrueshme mbajtja e maskës.