Elon Musk zgjidhet për t’u bashkuar me bordin e kompanisë që zotëron UFC dhe Miss Universe

Biznesmeni miliarder Elon Musk është zgjedhur për t’u bashkuar me bordin e Endeavour Group Holdings, njoftoi kompania në paraqitjen e saj të IPO të Mërkurën. E themeluar nga Ari Emanuel, kompania zotëron dhe menaxhon sjumë evente ndër të cilat, UFC, konkursin Miss Universe dhe Javën e Modës në New York. Tani, ai shpreson të sjellë një nga emrat më të njohur si një nga 11 drejtorët e saj. “Z. Musk u zgjodh për t’u bërë pjesë në bordin tonë të drejtorëve për shkak të sfondit të tij profesional dhe përvojës në drejtimin e një kompanie publike, pozicioneve të tij më parë të nivelit të lartë ekzekutiv, shërbimit të tij në bordet e tjera të ndërmarrjeve publike dhe përvojës së tij të fillimit, rritjes dhe integrimit të bizneseve , “Tha Endeavor në një deklaratë.
Në mënyrë që të shpjegonte veprimet e sajë, Endeavor i adresoi të gjitha shqetësimet në lidhje me deklaratën e CEO (Kryeshefit Ekzekutiv) të Tesla dhe SpaceX për SEC në vitin 2018, nga ku Elon Musk u pezullua nga detyra e tijë si Kryetar i Tesla pasi deklaroi në Twitter se po mendonte ta bënte Tesla-n private.