Sheshi Wilson, Qendra Olimpia (+355) 69 47 53 407

Cindy Marina mundëson operacionin e vogëlushes që nuk mund të ecte.

Në programin ‘Stop’ në Klan Tv, u transmetua rasti i së voglës Noemi, e cila ka nevojë për një operacion në shtyllën kurrizore, operacion që mund të realizohet vetëm në Turqi. Ky rast kishte më shumë se një jave që ishte transmetuar dhe ku u bë thirrje për ndihmë për te ndihmuar vajzën e vogël e cila nuk mund të ecë dhe familja duke pasur dhe probleme të rënda ekonomike e kishte shumë tëvvshtirë për t’a përballuar operacionin me vlerë rreth 30.000 dollarë.  Fatmirësisht shuma u mblodh dhe lajmi u bën i ditur nga drejtuesit e programit investigativ ku dhe nje ndër donatorët është edhe Cindy Marina, Miss Shqipëria 2019, e cila ka dhuruar plot 15.000 dollarë për këtë rast.